top of page
Search

Behgjet Pacolli i vetmi Politikan i urtë që flet të vërtetën!

  • Writer: Behgjet Pacolli
    Behgjet Pacolli
  • Sep 17, 2019
  • 2 min read


Njeriu i madh gjithnjë është keqkuptuar nga masa, njeriu i fuqishëm dhuratë nga perendia gjithnjë ka qenë i sharë dhe i nënçmuar sepse ka folur të vërtetën.

E vërteta nuk është veti e politikanëve, por është veti e njerëzve MADHËSHTOR.

Behgjet Pacolli mbrëmë në T7 ishte i sinqertë dhe fliste të vërtetën të cilën vetëm ata që kanë ndjenja për popullin e vetë e kuptojnë.

Jo të gjithë kuptojnë mençurinë e tij.

Ata që e kuptojnë e sulmojnë sepse ndihen të kërcënuar.

Dhe armiku gjithnjë ka kthetrat e tij me të cilat e merr masën nën kontroll.

Ai foli atë që është realitet për Kosovën.

Ai tregoi se ku të dërgojnë politikat e atyre që shfrytëzojnë mllefin e kohës si që është Albin Kurti dhe premtojnë ideologji të viteve 70-ta. Ku përveç të rinjëve që do të ikin nga Kosova do të dëbohen edhe pronarët e bizneseve sepse bizneset do ti shëndrojë në kooperativa shtetërore.

Por populli jonë nuk i dëgjon këto mesazhe kaq kërcënuese për Kosovën, i dëgjon vetëm premtimet e reme të atyre që vetëm flasin fjalën e nuk bëjnë punën.

Cili nga ata që foli i ka sjellur më shumë njohje Kosovës? Vetëm Behgjet Pacolli ka sjellur 43 njohje si një individ.

Cili nga ata ka punësuar në sektorin privat 10 000 persona?

Cili nga ata ka hapur 11 fabrika?

Cili nga ata ka ndihmuar me mijëra e me mijëra njerëz në nevojë?

Vetëm përmendni cili?

Albini? Hoxhaj? Ramushi? Hashimi? Cili?

Dëgjoni o popull zemrën tuaj kur të jepni votën tuaj dhe jepni besimin të vetmit njeri të sinqertë mes gjithë këtij kaosi nëpër të cilin gjindemi.

Ai do të na ndihmojë neve po sa ne duam të ndihmojmë veten?

Vota juaj sot është arma juaj të luftojmë të keqen që na ka kapluan në të gjithë anët!

Ti besojme NJERIUT QË EC RRUGËN DHE JO FLET FJALËN.








 
 
 

Comments


bottom of page