Intervista e Behgjet Pacollit, N'Konak
- Behgjet Pacolli
- Sep 9, 2019
- 2 min read
Jam trim dhe nuk kam frikë nga asgjë, sepse askend nuk e kam dëmtuar me vetëdije. B. Pacolli
Kudo qe shkoj i le dyert hapur. B. Pacolli Asnjëherë në historinë e popullit tone nuk kemi patur Lider me vlerat më të larta njerëzore prandaj duke përkrahur mirësinë e tij ne përkrahim mirësinë dhe qenësinë tonë si popull.
Behgjet Pacolli e do Kosovën, e do Rinininë, do që të bëj këtë vend më të mirë në të gjithë aspektet.

Gjithçka që deri tani e keni mësuar e keni mësuar gabim.
🚫Keni mësuar se duke shkatëruar të tjerët ti arrin "sukses"
🚫Keni mësuar se duke shtypur prodhuesin apo tregtarin të ul çmimin ti "fiton"
🚫Keni mësuar se duke i bërë grackën tjetrit ti ngritesh në "pozitë".
🚫Keni mësuar se duke folur keq për kolegun para shefit ti bëhesh i "mirë".
🚫Keni mësuar ti fajësoni gjithmon të tjerët, duke e bërë veten "ëngjull"
🚫Keni mësuar ti trajtoni keq të tjerët sepse ata ashtu "merritojnë".
🚫Keni mësuar të jeni më të mirët në klasë e në shkollë duke u munduar gjithçka ta bëni vetë.
🚫Keni mësuar se konsumatori duhet gënjyer që të blej.
🚫Keni mësuar që të favorizoni njerëzit që bëjnë vepra të ulta.
🚫Keni mësuar që të gjeni një punë duhet të keni të njohur pushtetarë dhe të dini që nga dita e parë sa do të paguheni.
🚫Keni mësuar që të ikni nga vendi juaj sepse është shoqëri e koruptuar, kriminele dhe e paskrupullt.
E shumë e shumë mësime të tjera të gabuara, që përsëriten çdo ditë në jetën tuaj pa dhënë as edhe një rezultat të mirë.
✔️Por që të arrini sukses të vërtetë, jo PARA- e kam fjalën për sukses të vërtetë në mendje trup e shpirt.
Ju gjithçka që keni bërë deri tani duhet të ktheni anasjelltas.
❤️Mësimi i ri: se duke ndihmuar të tjerët ti arrin sukses
❤️Mësimi i ri: duke falenderuar prodhuesin apo tregtarin për shërbimin që të bën dhe cilësinë që të jep.
❤️Mësimi i ri:duke i bërë mirë tjetrit ti ngritesh në pozitë.
❤️Mësimi i ri: se duke folur mirë për kolegun para shefit ti bëhesh i mirë.
❤️Mësimi i ri: ti merr 100% përgjegjësi për suksesin apo dështimin tënd.
❤️Mësimi i ri: ti trajtoni mirë të tjerët sepse ata ashtu merritojnë.
❤️Mësimi i ri: të jeni më të mirët në klasë e në shkollë duke u munduar gjithçka ta bëni bashkë me të tjerët. Duke i mësuar edhe të tjerët si të jenë më të mirë. Bashkëpunimi.
❤️Mësimi i ri: se konsumatori duhet të dijë të vërtetën e produktit që konsumon.
❤️Mësimi i ri: që të favorizoni njerëzit që bëjnë vepra të larta.
❤️Mësimi i ri: që të gjeni një punë duhet të trokisni dhe të punoni pa u paguar, që të vijë dita të punoni më pak e të paguheni më shumë.
❤️Mësimi i ri: të qëndroni në vendin tuaj, të mendoni të mirën për tjetrin si që e doni të mirën për ju, të bëheni njerëz të vetëdishëm dhe të fuqishëm, të sinqertë e të ndershëm. të keni INTEGRITET. Dhe kur 2 milion shqiptar apo 10 milion shqiptar do të jenë të mirë edhe ata që udhëheqin do të jenë në Kulmin e Mirësisë.
Nuk ndryshon asgjë nëse ne vetë nuk ndryshojmë.
Autore e tekstit
Mimoza Thaqi
Kommentare